Ekonomi

Rama kthehet majtas, ofron ndryshim të kursit ekonomik dhe shpërndan pasurinë

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Rama ka ofruar një përgjigje politike ndaj protestave të qeverisë, duke afrojnë një paket fiskale që është një akt politik i plotë. Ai ka kthyer timonin e anijes së tij majtas, duke hedhur ujërat e panjohura oligarcëve të super të pasurit të vendit dhe ftoi të varfërit të rrijnë në bord.

Foto nga burimi: Rama kthehet majtas, braktis të pasurit e zgjedh të varfërit

Rama ka ofruar një përgjigje politike ndaj protestave të qeverisë, duke afrojnë një paket fiskale që është një akt politik i plotë. Ai ka kthyer timonin e anijes së tij majtas, duke hedhur ujërat e panjohura oligarcëve të super të pasurit të vendit dhe ftoi të varfërit të rrijnë në bord.

Kjo është një ofertë për të varfërit dhe ka në filozofi të saj ndryshimin e një prej mëkateve të mëdha që është konsumuar kriminalisht dhe në heshtje gjatë këtyre viteve: shpërndarja totalisht e padrejtë e pasurisë së krijuar mbi pasurinë e përbashkët, Shqipërinë, tek e cila janë të gjithë aksionerët.

Oferta e re e Rames është një ndryshim i kursit, është një ndryshim total i modelit të deri sotëm ekonomik. Është edhe një ushtrim muskujsh për çdo të papritur elektorale. Përfshin edhe zgjedhjet e parakohshme.

Mbetet të verifikohet se si dhe si do të aplikohen në praktikë këto masa dhe a ka edhe kohë në dispozicion për të jetësuar ato. Ato po merren fiks në kohën kur edhe vetë Rama është vetë në dijeni se si disa nga "oligarcët" e tij, po largojnë para cash nga Shqipëria. Dhe jo me cantë, jo me dyshekë apo llogari bankare, por me kamionë!

Pjesa financiare e këtij akti të guximshëm politik është shumë më shumë se aritmetika fiskale. Ato kanë në thelb një filozofi të thjeshtë: paguan më shumë, kush fiton më shumë! Dhe se meshira sociale nuk del kurrë nga moda.

Ndoshta i bindur më së fundi se modeli ekonomik që ka instaluar deri më tani është në prag të kolapsit dhe është edhe një nga shkaqet kryesore të pakënaqësisë, Rama premton dy lëvizje bazë. Uljen e TVSH-së në ushqimet e shportës dhe premtimin për dyfishim të pensioneve. Shqipëria ishte vendi me normën më të lartë të TVSH-së në rajon për produktet e shportës. Me zbritjen e saj në 6 për qind nga 20 që ishte, Rama e kon atë në dyshemenë e poshtme, po krahasuar me vendet e rajonit. Kjo gjë kon automatikisht në uljen e cmimeve të atyre produkteve, cka shkon direkt në favor të shtresave më të margjinalizuara të shoqërisë: të varfërit, të varfërve, pensionistët dhe ata me të ardhura shumë të ulëta, të cilët mund të kenë tashmë më shumë e më lirë në magjen e tyre vetjake miell, vezë, mish, peshk, bulmetra, vaj, sheqer, makarona e të tjerë, përfshirë edhe ushqimet bazë të foshnjeve dhe frutat. Dhe nuk ndalet këtu, të pareve ju premton edhe dyfishimin e lemoshës sociale të deri tani, pensionit, për ta cuar në një nivel minimalisht të pranueshëm.

Heqja e taksës së qarkullimit që vilej tek karburantet, së paku sipas Rames, sjell rreth 30 lekë më pak në cmim për to direkt tek pompa e benzinatës, por në skajin tjetër, të pasurit do të paguajnë supertaksë për makinat e tyre luksoze. Madje edhe ujin e pishinave, që e mbushnin me raste edhe me shampanjë, do ta paguajnë shumëfish më shumë. Më tej akoma, vilat në bregdet e shtëpitë e tyre bosh, do të taksohen më shumë dhe do të kushtojnë më shumë. Taksë dyfishe për dividentin, rritja e normës së përgjithshme të TVSH-së, e tatimit për hotelet me pesë yje e më pak edhe për agroturizmin, janë vijimi i menuse se hidhur për të pasurit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.