Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Protesta në Prishtinë, kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë është nisur një protestë që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt. Familjarët e Arlinda Zekajt janë të pranishëm në protestë.
Protestuesit kanë bërë thirrje për liri, barazi dhe solidaritet, duke përmendur se shteti ka duart me gjak. Në mesin e pankartave është shfaqur edhe mesazhi "Gjumi s'ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë".
Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma në Vitomiricë të Pejës. Kunati i saj, i dyshuar për këtë vrasje, është arrestuar mbrëmë në orë të vona, ndërsa më parë është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt.