Aktualitet

Faktoje: Sulmet e hakmarrjes ndaj një gazetari për të mbajtur dezinformimin në jetë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Faktoje ·

Gazeta "Faktoje" ka përballur një sulm të hakmarrjes nga Gazeta "Tema" për të mbajtur dezinformimin në jetë. Sulmi u bë pas verifikimit i një lajmi të rremë nga Faktoje, që ai gazetë e kishte publikuar.

Foto nga burimi: Baltosja nga dezinformuesit e politikës së vjetër

Në një klimë të tensionuar, ku emocionet janë të larta dhe besimi publik vihet në provë, lajmet e rreme dhe gjysmë të vërtetat janë përdorur si mjete për të nxitur frikë dhe përçarje. Ekipi i Faktoje ka hedhur më shumë dritë mbi informacionet e pabaza për ushtarë serbë që janë rekrutuar nën uniformat e policëve që ndodhen këto ditë nën sulmet e molotovëve, por edhe lajmet për civilë që rrëmbejnë studentë nga konviktet e vajzave të qytetit Studenti.

Ky nuk është një debat mbi faktet. Është një përpjekje e njohur për të delegjitimuar verifikuesin kur faktet nuk i shërbejnë narrativës së dëshiruar. E gjitha kjo hedhje balte ndaj Faktojes dhe meje personalisht erdhi si hakmarrje për verifikimin e një artikulli të publikuar nga Gazeta “ Tema” , i cili aludonte organizimin e autobusëve me protestues në 21 tetor nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Kosovë me qëllim mbështetjen e protestave të studentëve në Tiranë.

Në respekt të publikut, jemi të detyruar të sqarojmë se Faktoje nuk angazhohet në aktivitete politike dhe nuk financohet nga reklamat e bizneseve. Ky si një kusht i rëndësishëm për të siguruar pavarësinë e duhur në verifikimin e fakteve. Si rrjedhojë, ashtu si në të gjitha agjencitë simotra të verifikimit të fakteve në botë, financimi i Faktoje mundësohet nga donatorë që mbështesin gazetarinë e pavarur, edukimin mediatik dhe luftën kundër dezinformimit. Organizata jonë funksionon mbi standarde ndërkombëtare transparence dhe integriteti, të cilat kontrollohen nga rrjetet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe europiane të fact-checking.

Metodologjia jonë është publike. Kriteret tona janë publike. Burimet tona të financimit janë publike. Pikërisht transparenca që ne praktikojmë çdo ditë po përdoret sot si armë nga ata që do të donin ta zëvendësonin debatin mbi faktet me sulme personale.

Në fund, kjo nuk është çështje e Faktoje-s. Është çështje e standardeve që duam për hapësirën publike shqiptare. Ne do vijojmë të pacënuar punën tonë në shërbim të së vërtetës. Cdo sulm është një medalje nderi në sytë e publikut dhe motivim i mëtejshëm që jemi në rrugën e duhur.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.