Kosova nis përgatitjet për gjyqin në apel të ish-krerëve të UÇK-së
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se Kosova ka nisur përgatitjet për procesin e apelit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Grupi i punues, i drejtuar nga Konjufca, ka zhvilluar mbledhjen e parë për hartimin e strategjisë shtetërore për procedurat e apelit.

Konjufca ka deklaruar se synimi është që ish-krerët e UÇK-së të kenë mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës gjatë procesit të apelit. Ai ka theksuar se UÇK-ja i bashkon të gjithë përtej dallimeve politike dhe se të gjitha institucionet e Kosovës dhe subjektet politike kanë përgjegjësi për mbrojtjen e së drejtës historike të popullit të Kosovës.
Grupi punues ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës më 14 tetor, me detyrën për të hartuar dhe bashkërenduar strategjinë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Ende nuk janë bërë publike masat konkrete që do të përfshijë kjo strategji dhe mënyra se si mbështetja institucionale do të zbatohet gjatë procedurave gjyqësore në Hagë.