Tërmet 6 ballë: Partizani 'shpartalohet' nga ekipi çek
Partizani U-19 ka mbaruar me humbje me rezultatin 0-6 në ndeshjen e UEFA Youth League kundër Hradec Kralove U-19.

Tërmet 6 ballë për Partizanin U-19 në ndeshjen e UEFA Youth League kundër Hradec Kralove U-19. Ekipi çek u shpall kampion në vitin e kaluar në kompeticionin e moshave të vendit të tyre dhe tani u treguan një kockë e fortë për t'u kapërderdhur. Sipari i golave u hap në minutën e 45, në një pjesë të parë që u pa e ekuilibruar. Miqtë shpërthyen duke shkaktuar një "tsunami" në portën e ekipit kryeqytetas, duke regjistruar 5 gola për të vulosur një ditë aspak të mirë për Demat, që tanimë vëne në pikëpyetje dhe kualifikimin në fazën e mëtejshme. Kjo ishte ndeshja e parë nga dy në raundin e dytë të kompeticionit të elitës së moshave në Evropë. Javën tjetër, Partizani pret të udhëtojë drejt transfertës çek, me një disavantazh të madh, që duket tepër i vështirë për t'u përmbytur në fushën e Hradec Kralove.