Kikia: Manovra për të taksuar makinat elektrike
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ligjet e reja të paketës fiskale, duke fokusuar në taksa e qarkullimit dhe uljen e cmimit të naftës.

Gazetari Mentor Kikia ka ironizuar pretekstin e uljes së cmimit të naftës nëpërmjet heqjes së takses së qarkullimit. "Si mund të dalësh si hariq që po ulim cmimin e naftës", ka thënë ai. Sipas tij, në këtë moment nuk ekziston ulja. Ai shton se shifra që përfitonte shteti nga taksa e qarkullimit, gjithsesi do ta përfitojë duke i barazuar numrat nëpërmjet taksave vjetore të makinës. Dhe gjithë kjo siaps Kikias është një manovër e pastër për të taksuar dhe makinat elektrike, të cilat dhe siaps shifra zyrtare të përditësuara vit për vit nga DPSHTRR janë shtuar. Duke parë këtë trendin e shtimit të makinave që nuk përdorin karburantin tradicional, shteti po përpiqet me metoda të tij të gjejë shtegje për të përfituar në buxhet.