Partitë politike refuzojnë konsultimet për zgjedhjet vendore
Partitë Demokratike, "Mundësia" dhe "Shqipëria Bëhet" kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj për konsultimet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por ftesa e tij nuk është pranuar nga të gjitha forcat politike. Partia Demokratike, "Mundësia" dhe "Shqipëria Bëhet" kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kreu i shtetit. Në krahun tjetër, Partia Socialiste ka konfirmuar pjesëmarrjen në konsultime, ndërsa "Lëvizja Bashkë" ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj. Sipas afatit ligjor, Begaj duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore deri më 15 nëntor. Votimet e ardhshme vendore, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të mbahen në periudhën 15 prill – 15 maj 2027.