Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita me mungesa
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, ndërsa opozita do të ketë pak përfaqësues.

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare. Sipas urdhrit të nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca është përcaktuar të mbahet në orën 10:00.
Në rendin e ditës përfshihet interpelanca me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, shqyrtimi i 11 projektligjeve dhe 3 projektvendimeve me rëndësi në disa fusha.
Seanca e Kuvendit njoftohet ndërsa prej ditësh në vend po vijojnë protestat studentore. Ndërkohë, për shkak të incidenteve gjatë seancës së fundit plenare, opozita do të ketë sot me pak përfaqësues në Kuvend, pasi Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve.