Aktualitet
Ekstraduar në Shqipëri një 29-vjeçar shqiptar, anëtar i një grupi kriminel
Ekstraduar në Shqipëri një 29-vjeçar shqiptar, anëtar i një grupi kriminel, pas një bashkëpunimi me Interpolin gjerman.

Një fazë e operacionit "The Wanted" u mbyll në Gjermani, ku një 29-vjeçar shqiptar, anëtar i një grupi kriminel, u ekstradua në Shqipëri. Shtetasit A. Gj. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale të kryera në formën e bashkëpunimit me një grup të strukturuar kriminel. Ekstradimi u mundësua nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpolin e Gjermanisë.