Qeveria shqiptare përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për të ashpërësuar masat ndaj pjesëmarrësve në protesta, duke parashikuar gjoba deri në 5 milionë lekë për personat që qëndrojnë në turma ku ndodhin akte dhune apo plaçkitjeje në hapësirë publike.

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për të ashpërësuar masat ndaj pjesëmarrësve në protesta, duke parashikuar gjoba deri në 5 milionë lekë për personat që qëndrojnë në turma ku ndodhin akte dhune apo plaçkitjeje në hapësirë publike. Sanksionet mund të vendosen edhe për rastet e fshehjes së identitetit, sipas kushteve të paracaktuara në aktin përkatës.
Masat vijnë në një kohë kur Tirana është perfshirë prej muajsh nga protesta antiqeveritare, të cilat së fundmi janë shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Lëvizja protestuese nisi në maj, fillimisht kundër një projekti për ndërtimin e një hoteli luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore. Në mesin e tetorit, tubimet morën përmasa të mëdha, me pjesëmarrjen e studentëve që ngritën shqetësimet për korrupsionin, problemet në sistemin shëndetësor dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për hartimin e këtyre masave është frymëzuar nga një nismë ligjore franceze, e cila synon t'i bëjë protestuesit financiarisht përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë demonstratave. Kryetari i qeverisë ka fajësuar gjithashtu aktorët të huaj për dhunën dhe tensionet gjatë protestave, duke akuzuar Rusinë dhe Iranin për përhapjen e dezinformacioneve në internet. Në të njëjten kohë, Rama ka bërë thirrje për dialog.