Rritja e pagave për Policinë e Shtetit nga 1 janari 2027
Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari 2027, me diferenca sipas kategorive dhe gradave.

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari 2027, me diferenca sipas kategorive dhe gradave. Sipas burimeve, punonjësit e rolit bazë do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja, ndërsa efektivët me grada më të larta do të kenë një rritje prej 15 mijë lekësh të reja, deri te drejtuesit me gradat më të larta. Kjo masë konsiderohet si rritja më e madhe e pagave e realizuar deri më tani për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e kanë cilësuar më herët rritjen si një mbështetje të konsiderueshme për efektivët që shërbejnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.