Ekonomi
Rritje të pagave për policinë e Shtetit, Malaj zbulon se cila kategori do të përfitojë
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka njoftuar se buxheti i vitit të ardhshëm do të përmbajë rritje të pagave për policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit do të përfitojë rritje të pagave, sipas deklarata të Ministrit të Financave, Petrit Malaj. Ai tha se 8500 punonjës me gradën inspektor do të përfitojë një rritje të pagës bazë me 20 mijë lekë, duke u ngritur nga 73 mijë në 93 mijë lekë. Kategoritë tjera, pra gradat tjera, do të përfitojnë një shtesë page nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë, në varësi të gradave që ata kanë.