Bllokim politik në Izrael: Tre skenarët për qeverinë e ardhshme
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Izrael tregojnë se asnjë prej blloqeve kryesore politike nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Këto tre skenarë mund të ndodhin për qeverinë e ardhshme.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Izrael tregojnë se asnjë prej blloqeve kryesore politike nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Këto tre skenarë mund të ndodhin për qeverinë e ardhshme.
Skenari i parë është bashkëpunimi i opozitës me partitë arabe. Një nga mundësitë është krijimi i një qeverie të udhëhequr nga Gadi Eisenkot, me mbështetjen e partive arabe. Megjithëse shumica e partive opozitare kanë përjashtuar gjatë fushatës bashkëpunimin me këto forca politike, rezultatet zgjedhore mund t’i detyrojnë të rishikojnë qëndrimet.
Skenari i dytë është formimi i një qeverie uniteti kombëtar. Një tjetër mundësi është krijimi i një koalicioni të gjerë mes partive të qendrës dhe të djathtës, përfshirë forca që aktualisht janë kundërshtare politike. Netanyahu mund të kërkojë të ruajë pushtetin duke tërhequr në koalicion një ose disa parti të opozitës.
Skenari i tretë është zgjedhjet e reja parlamentare. Nëse negociatat mes partive dështojnë, Izraeli mund të përballet me një tjetër raund zgjedhjesh parlamentare. Megjithëse Eisenkot ka deklaruar se organizimi i zgjedhjeve të reja do të ishte një gabim, mungesa e shumicës dhe dallimet e thella politike mund ta bëjnë të vështirë krijimin e një qeverie të qëndrueshme.