Kuvendi nën masa të shtuara sigurie para seancës plenare
Kuvendi është rrethuar nga masa të shtuara sigurie për seancën plenare të sotme, me gardh metalik dhe autobotë me ujë në gatishmëri për protestën.

Kuvendi është rrethuar nga masa të shtuara sigurie për seancën plenare të sotme, me gardh metalik dhe autobotë me ujë në gatishmëri për protestën. Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë 12 projektligje, një akt normativ dhe tri projektvendime. Gjithashtu, është parashikuar një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Në vëmendje janë edhe masat disiplinore të marra pas përplasjeve të fundit, ku gjashtë deputetë të PD-së u përjashtuan për 60 ditë nga punimet parlamentare.