Malaj prezanton projektbuxhetin 2027, 910 miliardë lekë të ardhura, prioritetet
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar projektbuxhetin 2027, me 910 miliardë lekë të ardhura dhe prioritete të qeverisë.

Projektbuxheti 2027 është një dokument i rëndësishëm për qeverinë shqiptare, që vjen në një moment kur zhvillimet politike dhe ekonomike kërkojnë vëmendje të shtuar, më shumë përgjegjësi dhe një vendimmarrje më të kujdesshme. Qëllimi i qeverisë shqiptare është që, jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në periudhën afatmesme, të garantojë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, si dhe të vijojë me konsolidimin e të gjithë parametrave makro-fiskale.
Pikërisht për këto arsye, ky projektbuxhet ka të reflektuar angazhimet e Qeverisë në politika konkrete, financimet në prioritete ekonomike dhe sociale, si dhe garantimin e qëndrueshmërisë financiare në funksion të objektivit primar, atij të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Hartimi i projektbuxhetit 2027 është mbështetur në analiza të detajuara makro-ekonomike, vlerësimet tona fiskale dhe parashikime të kujdesshme të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ministria e Financave, duke marrë në konsideratë edhe kontributin e të gjitha institucioneve, ka hartuar një buxhet që i përgjigjet nevojave të vendit, mundësive reale financiare që kemi, por që nga ana tjetër ruan balancin mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Projektbuxheti 2027, i sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave dhe që tashmë po e paraqet në Konferencën e Kryetarëve, reflekton qartë prioritetet për periudhën 2027-2029, por mbi të gjitha angazhmin tonë për një Shqipëri më sociale. Me mbi 10 miliardë euro shpenzime publike të parashikuara, si kurrë më parë, ne i japim këtij angazhimi një mbështetje të qartë dhe të fortë financiare, tha Malaj.
Prioritetet tona janë të përcaktuara: mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, pensionet, bujqësia por edhe mbrojtja dhe siguria. Këto nuk janë thjesht zëra buxhetorë, por fusha ku matet drejtpërdrejt përgjegjësia e shtetit dhe nga të cilat qytetarët presin rezultate të matshme.
“Projektbuxheti 2027 ka 3 prioritete themelore, që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të vendit:
I. Mirëqenia sociale dhe mbështetja për qytetarët;
II. Stabiliteti fiskal dhe financat publike të qëndrueshme;
III. Investime, reforma dhe integrim evropian
Një nga prioritetet kryesore të qeverisë do të vijojë të jetë mbështetja për moshën e tretë. Pensionet zënë një vend të vërtetë në prioritete të buxhetit, përmes masave që synojnë të rrisin mbështetjen financiare për pensionistët dhe të përmirësojnë të ardhurat e tyre.
• Indeksimi i pensioneve në prill 2027, me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh.
• Dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin.
Krahas pensioneve, buxheti forcon edhe politikat e mbrojtjes sociale, me fokus te fëmijët, familjet dhe kategoritë më nevojë. Synimi ynë është që mbështetja publike të jetë më e drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në përbashkësimin e nevojave të përditshme.
Në mesat kryesore mund të përmendim:
• Dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre.
• Vijimin i bonusit të bebeve, por këtë herë përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, ku vlera rritet progresivisht për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë.
• Rreth 1,3 miliardë lekë në vit për shërbimet sociale dhe strehimin e përbashkëshëm.
• Do të vijojë kompensimi nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në 48.000 lekë për familjet me fëmijë nën 18 vjeç.