Aktualitet
Beqaj në GJKKO, pa avokat për shkak të bojkotit
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në GJKKO pa avokat për shkak të bojkotit të avokatëve.

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sot në GJKKO, pa avokat. Avokati i tij mungon për shkak të bojkotit të nisur më datën 8 shtator, si një formë proteste ndaj rregullores së re të GJKKO që sipas Dhomës së Avokatisë cenon punën e medias dhe të avokatëve.