Ilir Beqaj rikthehet në GJKKO për dosjen "Sterilizimi"
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në GJKKO për të vazhduar procesin gjyqësor për dosjen "Sterilizimi".

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të vazhduar procesin gjyqësor për dosjen e njohur si "Sterilizimi". Beqaj është shoqëruar nga një efektiv policie gjatë paraqitjes në gjykatë, ku përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, për një tjetër çështje penale, atë të njohur si dosja "SASPAC", ish-ministri ndodhet nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Procesi për dosjen "Sterilizimi" vijon në Gjykatën e Posaçme, ndërsa përgjegjësia penale e ish-ministrit mbetet për t'u percaktuar nga gjykata.