Kronikë
Aksident në Korçë, dy gra plagosen në një aksident me BMW
Dy gra janë plagosur në një aksident në Korçë, në pritje të detajeve të ngjarjes.

Një aksident është regjistruar këtë të enjte pranë Bankës Kombëtare në Korçë. Mësohet se nga aksidenti mbetën të plagosura dy gra. Të dyja të dëmtuarat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa paraprakisht raportohet se kanë pësuar fraktura. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit tip BMW është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar automjetin dhe është vënë në ndjekje të tij. Priten detaje të tjera për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të dy grave të plagosura.