Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ngre shqetësimin për Paketën Fiskale 2027

2 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë një rritje të konsiderueshme të barrave tatimore për bizneset dhe ndryshime në kushtet mbi bazën e të cilave sipërmarrjet kanë ndërtuar planet e tyre të aktivitetit, financimit dhe investimeve.

Foto nga burimi: Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ngre shqetësimin për Paketën Fiskale 2027

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë një rritje të konsiderueshme të barrave tatimore për bizneset dhe ndryshime në kushtet mbi bazën e të cilave sipërmarrjet kanë ndërtuar planet e tyre të aktivitetit, financimit dhe investimeve. Ndryshimet e propozuara prekin njëkohësisht disa prej elementeve kryesore të sistemit tatimor, duke përfshirë rritjen e tatimit mbi dividende nga 8% në 15% dhe e normave standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, si dhe ndryshime në tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

AmCham vlerëson se çdo ndryshim i rendësishëm në politikat fiskale duhet të mbështetet në një analizë të plotë të ndikimit ekonomik dhe social, në vlerësimin e kostove dhe përfitimeve të pritshme, si dhe në një proces të mirëfilltë konsultimi me komunitetin e biznesit para vendimmarrjes përfundimtare.

Lehtësimi i kostos së jetës dhe mbështetja e qytetarëve, veçanërisht të familjeve me të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve, janë objektiva të rendësishme. Megjithatë, arritja e tyre duhet të shkojë paralelisht me ruajtjen e një klimë të shëndetshme biznesi, nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Për këto arsye, AmCham kundërshton që financimi i masave sociale të mbështetet në rritjen e barrave mbi bizneset që deklarojnë aktivitetin dhe përmblushin rregullisht detyrimet tatimore, pa u shqyrtuar me parë alternativat e mundshme dhe efektet e ndërhyrjes.

Duke marrë parasysh edhe nivelin e nënrealizimit të shpenzimeve buxhetore dhe suficitin e financave publike, çdo rritje e barrave fiskale kërkon një arsyetim të qartë mbi domosdoshmërinë e saj dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave shtesë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.