Trazirat dhe flakadana në Kuvend, çfarë po ndodh në sallën e parlamentit
Trazirat dhe flakadana janë karakteristikat e sëmtës së sotme plenare në Kuvend, ku disa deputetë të Partisë Demokratike janë parë me fasho në sy dhe fotot e protestuesve në duar, në solidaritet me të rinjtë që janë dhunuar nga policia në tubimet studentore.
Seanca e sotme plenare vijon mes kaosit, trazirave dhe bllokimit të foltorës nga deputetët e Partisë Demokratike. Disa prej tyre janë parë me fasho në sy dhe fotot e protestuesve në duar, në solidaritet me të rinjtë që janë dhunuar nga policia në tubimet studentore. Në sallën e Kuvendit janë ndezur disa herë flakadana dhe tymuese, po nga deputetët demokratë. Katër prej tyre, Bledi Himçiu, Bledjon Nallbati, Ivi Kaso dhe Xhelal Mziu, u përjashtuan më herët nga kryeparlamentari Niko Peleshi. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Kuvend dhe mori pjesë në votimin e projektligjit "Për Bankën e Shqipërisë", por më pas u largua nga seanca.