Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit, largohet nga paraburgimi i Bradasheshit
Ergys Agasi është transferuar në burgun e Fierit, pas rreth dy muajsh qëndrimi në paraburgimin e Bradasheshit. Ai u arrestua nga policia në zonën e Shkozetit, në zbatim të një urdhri të SPAK. Lëvizja e tij drejt këtij institucioni vjen një ditë pas transferimit në të njëjtin burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ergys Agasi është transferuar ditën e sotme në burgun e Fierit, pas rreth dy muajsh qëndrimi në paraburgimin e Bradasheshit. Agasi u arrestua nga policia në zonën e Shkozetit, në zbatim të një urdhri të SPAK. Pas vendimit për transferimin e tij, një furgon i Policisë ka mbërritur në ambientet e burgut të Fierit, ku u krye shoqërimi dhe dorëzimi i Agasit, në përputhje me procedurat dhe protokollet përkatësese të sigurisë.
Lëvizja e tij drejt këtij institucioni vjen një ditë pas transferimit në të njëjtin burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe ky i fundit u largua nga institucioni ku mbahet dhe u dërgua në burgun e Fierit.
Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhunë e deri në pengmarrje. /Dosja.al
Pamje TIRANA- Protesta e studentëve në vend ka marrë vëmendje kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë shprehur mbështetje për të drejtën e tyre të protestës.