Kronikë
Aksident i 4-fishtë në Dragostunjë, makinat bëhen copash
Një aksident i rëndë është ndodhur në Dragostunjë, ku katër automjete kanë përfunduar në zonën anësore të rrugës.

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të enjte në Dragostunjë. Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë, makinat kanë përfunduar në zonën anësore të rrugës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar. Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.