Sport

Armando Broja mëson emrin e trajnerit të ri të Burnley, zvicerani Celestini

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Trajneri i ri i Burnley, Fabio Celestini, ka një përvojë të madhe në futbollin evropian, duke drejtuar skuadrat e Luganos dhe Baselin në kampionatin zviceran.

Foto nga burimi: Zyrtare/ Armando Broja mëson emrin e trajnerit të ri, zvicerani Celestini merr frerët e Burnley në dorë

Armando Broja ka një trajner të ri. Burnley zyrtarizoi këtë të enjte ardhjen në stol te Fabio Celestinit, 50 vjeçarit që ka një të kaluar në kampionatin zviceran, por që së fundmi ka drejtuar skuadrën e CSKA Moskë në Rusi. Celestini zëvendëson në pankinën e Burnley ish trajnerin Nicky Hayen të shkarkuar. Ajo që mbetet për t’u kuptuar me ardhjen e zviceranit, është situata e Armando Brojës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare me Hayen, aktivizohej shumë pak, ndërkohë që ai po përballet me një dëmtim të ri të pësuar përpara pak ditësh në sfidën me Lincoln ku ishte hedhur në fushën e lojës si titullar por që ndeshja e tij zgjati vetëm 13 minuta. Kjo nuk do të jetë hera e parë që një futbollist shqiptar punon me Fabio Celestinin. Në 2019, kur ai ishte në pankinën e Luganos, Celestini ka punuar me Armando Sadikun me të cilin ka pasur edhe një përplasje. Në kampionatin zviceran ai ka drejtuar edhe Baselin drejtimin e të cilit e mori në 2023 për ta udhëhequr pas 18 muajsh drejt fitores së kampionatit dhe Kupës së Zvicrës. Tani detyra e tij është të shpëtojë Burnley që është në vendin e 22 të klasifikimit në Championship.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.