Armando Broja mëson emrin e trajnerit të ri të Burnley, një zviceran që do drejtojë sulmuesin e Kombëtares
Trajneri i ri i Burnley, Fabio Celestini, është një zviceran i cili merr drejtimin e skuadrës ku aktivizohet edhe Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Burnley ka zyrtarizuar këtë enjte emërimin e Fabio Celestinit si trajneri i ri i skuadrës. Tekniku 50-vjeçar zviceran, i cili së fundmi ka drejtuar CSKA Moskën në Rusi, merr drejtimin e ekipit ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Celestini zëvendëson në pankinë Nicky Hayen, i cili është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës. Me ardhjen e trajnerit të ri, mbetet për të parë se si do të ndryshojë situata e Armando Brojës, i cili gjatë periudhës me Hayen ka pasur hapësira të kufizuara aktivizimi.
Sulmuesi shqiptar po përballët gjithashtu me një demtim të ri, të pasuar pak ditë më parë në ndeshjen kundër Lincoln. Broja e nisi atë takim si titullar, por u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 13 minutash loje.
Për Fabio Celestinin, bashkëpunimi me një futbollist shqiptar nuk është diçka e re. Në vitin 2019, gjatë kohës kur drejtonte Luganon në kampionatin zviceran, ai ka pasur nën urdhrat e tij Armando Sadikun, me të cilin është përfshirë edhe në një përplasje.
Trajneri 50-vjeçar ka një përvojë të gjatë në futbollin zviceran. Në vitin 2023 mori drejtimin e Baselit, të cilin pas 18 muajsh e udhëhoqi drejt fitimit të titullit kampion dhe Kuperës së Zvicrës.
Tashmë Celestini nis një aventurë të re në futbollin anglez, ku objektivi kryesor do të jetë largimi i Burnley nga zona e fundit e renditjes. Sukuadra aktualisht mban vendin e 22-të në Championship, ndërsa mbetet për të parë nëse ndryshimi në pankinë do të krijojë më shumë mundësi aktivizimi për Armando Brojën.