Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezik për çmimet, bizneset dhe investimet e huaja
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur kundërshtim ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketin Fiskal 2027, duke paralajmëruar se rritja e disa taksave mund të rendojë bizneset, të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët dhe të frenojë investimet e huaja në vend.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur kundërshtim ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketin Fiskal 2027, duke paralajmëruar se rritja e disa taksave mund të rendojë bizneset, të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët dhe të frenojë investimet e huaja në vend.
Sipas propozimeve të paraqitura, tatimi mbi dividendeve pritet të rritet nga 8% në 15%, ndërsa TVSH-ja standarde nga 20% në 21%. Ndryshime parashikohen edhe për disa kategori që përfitojnë aktualisht nga normat e reduktuara të TVSH-së, të cilat propozohet të rrisen nga 6% në 10%.
Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se këto ndryshime mund të rrisin ndjeshëm kostot e operimit për kompanitë, duke kufizuar mundësitë e tyre për të riinvestuar fitimet, për të zgjeruar aktivitetin dhe për të krijuar vende të reja punë. Shqetësim i veçantë, mbetet edhe ndikimi që ndryshimet fiskale mund të kenë në klimën e biznesit dhe në tërheqjen e kapitalit të huaj.
Një tjetër pasojë e mundshme lidhet me konsumatorët, pasi rritja e TVSH-së për disa mallra dhe shërbime mund të përkthehet në çmime më të larta. Sipas Dhomës, kjo mund të zbehë efektet pozitive që synohen nga ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, duke ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve.
Në këtë kuptim, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë propozimet përpara miratimit përfundimtar. Ajo argumenton se ndryshimet fiskale duhet të mbështeten në analiza të qarta të ndikimit ekonomik dhe social. Ajo kërkon gjithashtu konsultime me përfaqësuesit e biznesit, në mënyrë që vendimet të marrin në konsiderata kushtet reale të tregut.
Si alternativa ndaj rritjes së barrave tatimore, Dhoma sugjeron zgjerimin e bazës së tatimpaguesve, luftën kundër informalitetit dhe përmirësimin e administrimit të taksave. Një tjetër kërkesë është që bizneset të lihen një periudhë e mjaftueshme për të përshtatur me rregullat e reja para hyrjes së tyre në fuqi, e parashikuar më 1 janar 2027.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, një politikë fiskale e qëndrueshme dhe e parashikueshme është thelbësore për ruajtjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në rajon, nxitjen e investimeve dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik afatgjatë.