Seancat në GJKKO shtyhen, avokatët nuk paraqiten pavarësisht vendimit të Apelit
Seancat në GJKKO janë shtyera, pasi avokatët nuk janë paraqitur në gjyq, pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.

Seancat në GJKKO vijojnë të shtyhen, pasi avokatët nuk janë paraqitur në gjyq, pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. E njëjta situatë u përsërit edhe në seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e sterilizimit. I vetmi i pranishëm në sallën e gjyqit ishte vetë Beqaj, i cili deklaroi se kishte komunikuar me avokatët dhe se ata i kishin thënë se po prisnin një vendim nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve. Gjykata e cilësoi të paligjshme mungesën e avokatëve, por vendosi ta shtyjë seancën për më 10 nëntor, në orën 11:30.