Qeveria ruajnë partneritetet publiko-private dhe investimet strategjike në turizëm
Qeveria ka vendosur të ruajë partneritetet publiko-private dhe investimet strategjike në turizëm, duke lehtësuar përdorimin e pasurive shtetërore dhe mundësinë e ndërtimit të resorteve turistike me vila dhe apartamente në pronësi individuale.

Qeveria ka vendosur të ruajë partneritetet publiko-private dhe investimet strategjike në turizëm, duke lehtësuar përdorimin e pasurive shtetërore dhe mundësinë e ndërtimit të resorteve turistike me vila dhe apartamente në pronësi individuale. Projektligji i ri për turizëm, i publikuar për konsultim, parashikon vijimin e këtyre mekanizmave, ndërsa përcakton shprehimisht kategorinë e resorteve mikse, që ndërthurin hotela dhe njësitë rezidenciale.
Neni 38 i draftit përcakton se organet e qeverisjes qendrore mund të përfshihen në partneritetet publiko-private, të përfshihen me aksione në sipërmarrje turistike, të vërë në dispozicion pasuri të paluajtshme, si dhe të sigurojnë infrastrukturë mbështetëse. Këto forma bashkëpunimi parashikohen edhe në ligjin aktual, ndërsa drafti i ri i mbën në fuqi, duke përcaktuar zbatimin e legjislacionit të posaçëm për PPP-të.
Projektligji ruan gjithashtu mundësinë e dhënies së pronave shtetërore në përdorim deri në 99 vjet dhe përmes kontratave simbolike 1 euro. Për investitorët me status "Investitor Strategjik i Veçantë", qeveria mund të vendosë, rast pas rasti, transferimin e pronësisë së pasurive shtetërore pas realizimit të plotë të investimit.
Për hotelet dhe resortet me katër ose pesë yje, statusi special do të vazhdojë të jepet për investime me vlerë minimale përkatësisht 8 milionë dhe 15 milionë euro. Resortet mikse, vijon shitja e vilave dhe apartamenteve individuale.
Projektligji përcakton shprehimisht kategorinë e "resortit miks", duke njohur zhvillimet turistike që përfshijnë njëkohësisht strukturën hoteliere, vila, apartamente dhe ambiente të përbashkëta. Sipas neni 4, resortet mikse mund të përfshijnë njësi rezidenciale që "mund të jenë objekt i pronësisë dhe disponimit të veçantë".
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që zëvendëson të drejtën e autoritetit sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar "Revista Monitor" shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.