Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

2 min leximPublikuar më

Burimi: Monitor ·

Çmimet e karburanteve janë ulur, benzina 9 lekë më lirë dhe nafta vetëm 1 lek për litër.

Foto nga burimi: Ulen çmimet e karburanteve, benzina 9 lekë më lirë, nafta vetëm 1 lek për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të benzinës është ulur me 9 lekë për litër, nga 190 lekë që ishte më 14 tetor, në 181 lekë për litër. Ndërkohë, nafta ka shenuar një ulje minimale prej 1 lek për litër, nga 213 në 212 lekë.

Bordi i Transparencës dhe Kufizimi i Përkohshëm i Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe të Gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu, Bordi i Transparencës në datë 29 Tetor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 212 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinës i standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 29 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.