Studentët protestojnë për të 17-ën ditë, policia rrethon Ministrinë e Arsimit
Studentët kanë vijuar protestat kundër qeverisë dhe policisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndryshime.

Gjatë protestës studentët kanë drejtuar akuza ndaj qeverisë dhe policisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndryshime. Përpara godinës së Ministrisë së Arsimit është vendosur një gardh policor, ndërsa të rinjtë kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes sloganëve të degjuar ishin “Poshtë diktatura, poshtë patronazhistët”, “Erdhën studentët!” dhe “Polici, ti mbron kriminëlet, jo ne”. Protestuesit kanë përsëritur gjithashtu thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, duke theksuar se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kryeministrit nga detyra. Kjo është dita e 17-të e lëvizjes studentore, e cila vijon kundërshkimin ndaj qeverisë dhe mënyrës se si ajo ka reaguar ndaj protestave.