Baleti "La Sylphide" sjell magjinë e romantizmit në Korçë
Baleti "La Sylphide" do të shfaqet në Korçë më 30 tetor, duke sjellë një histori dashurie mes ëndrrës dhe së paarritshmes.

Baleti "La Sylphide" është një nga veprat më të njohura të baletit romantik, me koreografi të August Bournonville. Ai përfaqëson një nga veprat që kanë lënë gjurmë në historinë e artit skenik. Eleganca e lëvizjeve klasike dhe atmosfera poetike vendosin publikun përballë një bote romantike, ku dëshira për të arritur të pamundurën bëhet pjesë e rrëfimit.
Në qendër të veprës qëndron magjepsja pas një figure misterioze dhe përlasja mes realitetit dhe një ëndrre që duket e paarritshme. Përmes lëvizjeve, muzikës dhe shprehjes skenike, "La Sylphide" përcjell emocionet e një historie që vazhdon të terheqë publikun edhe sot.
Shfaqja në Korçë është një mundësi për artdashësit të përjetojnë bukurinë e baletit klasik dhe atmosferën e romantizmit, në një mbrëmje kushtuar artit dhe elegancës skenike.