Kronikë
Përplasen 4 automjete në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 3 persona
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, ku janë përplasur katër automjete dhe tre persona janë plagosur.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, në zonën e Dragostunjës. Katër automjete janë përplasur dhe si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.