Kuvendi miraton ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një ligj të ri për Bankën e Shqipërisë, i cili jep imunitet për Guvernatorin e Bankës nga arrestimi dhe kontrollat pa autorizim.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, i cili jep imunitet për Guvernatorin e Bankës nga arrestimi dhe kontrollat pa autorizim. Projektligji "Për Bankën e Shqipërisë" u miratua me 84 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstinencë. Ky ligj pajisë me mbrojtje të posaçme nga arrestimi dhe kontrollat pa autorizim paraprak të Kuvendit. Neni 72 i ligjit parashikon për Guvernatorin imunitet ndaj arrestimit me burg apo në shtëpi dhe çfarëdo tjetër shtrënguese nëse ai akuzohet për vepra penale të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe funksionit të tij në mënyrë që të ruhet pavarësia e shpangen presionet ndaj institucionit më të lartë financiar në vend.