"Brikena: "Jam pronë private e Mateo Borrit", bluza e saj ndez rrjetin"
Brikena Selmani ka publikuar një postim në Instagram ku shfaqet e veshur me një bluzë me shkronja "Jam pronë private e Mateo Borrit". Postimi i saj ka ndezur rrjetin social dhe ka çuar në reagime të shumta, duke përfshirë edhe ato të Xhenetës Fetahu.

Brikena Selmani, një nga personalitetet më të njohura në Shqipëri, ka publikuar një postim në Instagram që ka ndezur rrjetin social. Ajo shfaqet e veshur me një bluzë me shkronja "Jam pronë private e Mateo Borrit", duke iu drejtuar personave që vazhdojnë të aludojnë për lidhjen e saj me Mateon.
Postimi i saj ka çuar në reagime të shumta, duke përfshirë edhe ato të Xhenetës Fetahu, ish-banorja e "Big Brother VIP Kosova 3". Xheneta nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Brikenën, por fjalët e saj kanë qenë një referencë e qartë ndaj postimit që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Ajo ka lidhur reagimin e saj edhe me ngjarjen tragjike të Arlinda Zekajt në Pejë, duke cilësuar të papërshtatshme përdorimin e shprehjeve që e paraqesin një person si pronë të partnerit.
"Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!", shkroi Xheneta.
Ajo e vijoi reagimin duke theksuar se dashuria nuk duhet të ngatërrohet me pronësinë dhe se një lidhje nuk i jep askujt të drejtën të pretendojë se partneri i përket. "Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’taj jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu", u shpreh ish-banorja e BBVK-së.
Në fund, Xheneta argumentoi se shprehje të tillë mund të interpretohen si normalizim i kontrollit në një marrëdhënie, duke shtuar: "Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit".
Ndërkohë, Mateo Borri ka reaguar duke ripublikuar fotografinë e Brikenës në InstaStory, të shoqëruar me një zemër të kuqe dhe një dry me çelës. Ai nuk ka komentuar drejtpërdrejt kritikat dhe as nuk i është përgjigjur publikisht Xhenetës.