Aktualitet

Gjoni: Rama urdhëron thyerje kafkash e kockash

2 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim dhunë ndaj studentëve.

Foto nga burimi: Dhuna e policëve/ Gjoni: Rama urdhëron thyerje kafkash e kockash

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim dhunë ndaj studentëve. Ai tha se policët i urdhëron drejtpërdrejt Edi Rama me qëllim nxjerrjen jashtë funksionimit të protestës. Gjoni tha se shoqërimi i të rinjve dhe sidomos i të miturve është një rast i paprekëndshëm dhe për këtë parti ku ai aderon do të ndërmarë hapa të mëtejshme ligjore për çdo rast të denoncuar. Ai tha se ka tentuar reforma territoriale dhe biles, por ka qëndrime të ndryshme dhe duhet të jemi të qartë në raport me këto. Por ne tentuam që t'a fusim në hulli normale dhe në reforma territoriale, të gjithë deputetët e Partisë Demokratike por edhe të opozitës, diskutuan në raport me reforma territoriale dhe pasojat katastrofike që solli kjo reformë territoriale, të cilët kishin një angazhim qytetar, jo vetëm popull, i cili përkrah dhe suporton Partinë Demokratike, por edhe bashki socialiste, kryebashkiak socialist, njerëz të cilët dogjën testat e Partisë Socialiste. Nga krahu tjetër, kemi shoqërimin e personave të cilët janë të mitur, që është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe po të shihni, pas kallëzimit të realizuar nga ana e Partisë Demokratike dhe e stafit ligjor, por nënkohësisht edhe prezencën e deputetëve në komisariate apo në dhomat e paraburgimit, por nënkohësisht edhe të trauma, janë vendosur, dhe kanë dalur me disa udhëzime, të cilët nuk janë të nevojshëm, se këto i parashikon ligji vetë dhe deri në momentin aktual, nuk është zbatuar ligji, por janë zbatuar urdhrat politike të Edi Ramës.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.