Trupi i 31-vjeçarit shqiptar gjetet në një pus në Itali, 29-vjeçari pranon vrasjen
Trupi i 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, u gjet në një pus në Itali, pas më shumë se 20 ditësh kërkeshesh. 29-vjeçari, i cili ishte i dyshuar për vrasjen, pranoi përgjegjësinë për krimin.

Trupi i 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, u gjet në një pus në Itali, pas më shumë se 20 ditësh kërkeshesh. 29-vjeçari, i cili ishte i dyshuar për vrasjen, pranoi përgjegjësinë për krimin.
Dyshimet paraprake të hetuesve janë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për një borxh të lidhur me drogën. Pas ngjarjes, i dyshuari mendohet se ka fshehur trupin e viktimës dhe ka djegur automjetin e tij, në përpjekje për të zhdukur gjurmët.
Sipas mediave italiane, mbrëmjen e 8 tetorit, ditën kur Maxhallaku u zhduk, ai ishte takuar me 29-vjeçarin në banesën e këtij të fundit. Takimi dyshohet se përfundoi në një debat të ashpër, i cili më pas degjeneroi në dhunë.
Gjatë marrjes në pyetje, i ndaluari ka deklaruar se kishte frikë për veten dhe familjen e tij, duke pretenduar se ishte ndier i kërcenuar dhe se kishte humbur kontrollin gjatë konfliktit. Pas vrasjes së dyshuar, trupi i 31-vjeçarit u fsheh në një pus betoni në zonën e Felloniche, ndërsa makina e tij u dogj.
Automjeti ishte gjetur plotësisht i shkrumbuar mëngjesin e 9 tetorit, disa kilometra larg vendit ku u zbulua kufoma. Gjetja e makinës së djegur u bë një nga pistat e rendesishme të hetimit për karabinierët italianë. Për rreth 20 ditë, forcat e rendit kontrolluan zona të ndryshme, përfshirë ferma, kanale dhe puse, ndërsa analizuan edhe të dhënat telefonike dhe kontaktet e fundit të viktimës.
Sipas raportimeve të mediave italiane, 29-vjeçari rezultoi personi i fundit që kishte pasur kontakte me Maxhallakun. Pas marrjes në pyetje, ai u ndalua nën dyshimet për vrasje dhe fshehje të kufomës. Trupi i shqiptarit u zbulua mëngjesin e 28 tetorit, rreth orës 10:00, në një pus në zonën e Felloniche, në Longiano. Ai ndodhej rreth dhjetë metra nën nivelin e tokës, i zhytur në ujë dhe me kokën poshtë.
Për shkak të vështirësive të operacionit, nxjerrja e trupit zgjati deri në orët e pasdites, me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ekipeve të specializuara. Pranë vendit ku u gjet trupi, karabinierët sekuestruan edhe dy gëzhoja pistolete. Nëndërkohë, autopsia pritet të percaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe të ndihmojë hetuesit në rindërtimin e plotë të ngjarjes.
Denaldo Maxhallaku jetonte në Gatteo të Italisë, ku punonte si bojaxhi. Ai la pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm një vjeç. Mbrëmjen kur u zhduk, 31-vjeçari ishte larguar nga shtëpia duke i thënë bashkëshortes: “Po shkoj në bar, shihemi në mbrëmje”. Por ai nuk u kthye më. Bashkëshortja e tij e ka kujtuar si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe punës.
“Ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte vajzën tonë dhe ishte një punëtor i madh”, është shprehur ajo.