Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Burgjet të nxjerrin autorizimin e kryeminsitrit për urdhrin sekret të transferimit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi institucioni e ka klasifikuar si sekret shtetëror urdhrin për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi institucioni e ka klasifikuar si sekret shtetëror urdhrin për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Veliaj ka thënë se janë kaluar 31 orë që i është thënë se vendimi është sekret dhe se mosvënia në dispozicion e dokumentit nuk pengon vetëm njohjen me arsyet e transferimit, por edhe mundësinë për ta kundërshtuar dhe ankimuar vendimin.
Veliaj e cilëson këtë situatë një kalim nga vendimmarrja arbitrare te fshehja e saj pas sekretit shtetëror dhe deklaroi se atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror.
Në fund të reagimit, Veliaj i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë të drejtpërdrejtë që përfshin edhe kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar që të nxjerrin autorizimin e kryeministrit për klasifikimin e dokumentit.