Aktualitet

Shembja e banesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarët, dalin pamjet e rënda

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Policëja greke ka arrestuar 3 persona, 2 grekë dhe 1 shqiptarë, nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, pas shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës.

Foto nga burimi: Shembja e banesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarët, dalin pamjet e rënda. Hajdutët vodhën tubat e gazit dhe shkaktuan shpërthimin, autorët…

Policia greke ka arrestuar 3 persona, 2 grekë dhe 1 shqiptarë, nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, pas shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës. Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës.

Kjo e fundimtare më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpraktik, shtetasja greke Athina Papapresku dhe shtetasi britanik Endmond Hings. Burime policore i thanë se janë ndaluar në total 5 persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj 3 prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.

3 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.