Aktualitet
Pacolli rrëfen për miqësinë me Boris Yeltsin
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur për miqësinë e tij me ish-presidentin e Rusisë, Boris Yeltsin, në një intervistë për Syri TV.

Pacolli tregon se Yeltsin e ka respektuar gjithmonë dhe e ka trajtuar si mik. Ai e përshkruan Yeltsin si një njeri punëtor, që nuk vinte nga politika dhe që donte ta shihte të shkatërruar sistemin komunist.
"Unë nuk di sa ka qenë mik i imi ai, unë kam qenë i respektuar nga ai, e kam konsideruar si mik. Ai ka qenë punëtor, nuk vjen prej politikës, ai ka qenë njeri i punës. Në '82 me tha se sistemi i komunizmit duhet shkatërruar krejtësisht", tha Pacolli.