Xhaxhai i mbyll rrugën nipit: E lë 4 vjet pa hyrje në shtëpi, rezulton dhe pa çertifikatë pronësie
Një konflikt mes një xhaxhai dhe nipit në fshatin Kakaç të Maliqit është rezultuar në mbylljen e rrugës për 4 vjet, duke e lënë nipin pa hyrje në shtëpi dhe pa çertifikatë pronësie.

Rasti i trajtuar këtë të enjte, në emisionin "Stop", lidhet me denoncimin e Aklent Fashos, banues në fshatin Kakaç të Maliqit, i cili prej katër vitesh nuk mund të shkojë normalisht në banesën e tij. Fasho pohon se arsyeja është xhaxhai i tij, Avni Fasho, i cili i ka bllokuar rrugën që, sipas denoncuesit, familja e tij e perdorte prej 40 vitesh.
Konflikti mes tyre nisi në vitin 2022, kur rruga, që mundesonte hyrjen deri në oborrin e banesës u mbyll, duke lënë Aklentin dhe familjen e tij pa kalim. Bashkëshortja e Avni Fashos, Valentina, pretendon se hapësira para banesës së tyre është oborr privat dhe se nipi mund të përdorë një rrugë tjetër, nga pjesa e sipërme e fshatit.
Por, kryeplaku, Irjat Fasho, konfirmon se hapësira ka shërbyer si rrugë për familjen e Aklentit deri në momentin kur marrëdhëniet mes xhaxhait dhe nipit u prishën. Edhe topografi i Bashkisë Maliq, Mevlan Lame, pohon se gjatë verifikimeve në terren, është konstatuar ekzistenca e rrugës dhe se është vendosur që ajo të qëndrojë e hapur, derisa të përfundojë procesi i pajisjes së Avni Fashos me dokumentacion pronësie.
Problemi qëndron te mungesa e një harte kadastrale që përcakton zyrtarisht pozicionin e rrugës. Ndërkohë, komunikimi me ASHK-në në Korçë sjell një tjetër zhvillim: sipas institucionit, Avni Fasho nuk disponon titull pronësie për truallin apo ndërtesën, ndërsa kërkesa e tij e fundit është refuzuar për mospërmblushje të kritereve.
Tashmë, zgjidhja pritet nga Bashkia Maliq, e cila duhet të ndërhyjë për hapjen e rrugës deri në përcaktimin përfundimtar të saj nga Kadastra. Topografi: Kemi arritur që pasi të marrëm çertifikatin Avniu, se Fiqo me të vëllanë e ka, të marrë çertifikatin e pronësisë në Hipotekë, bazuar në VKM 827, për këto, që janë pa titull pronësie, që e jep Hipoteka atë, rruga të rrijë e hapur. Rruga të mbetet e hapur derisa të pajiset me çertifikatë pronësie! Po ne s’jemi policë. Ne e kemi gjetur rrugën, kemi vajtur e kemi konstatuar, e kemi gjetur rrugën. Nëse Hipoteka ia fut brenda atij (xhaxhait) rrugën, gjë që nuk besoj, se duhet ta bëjë, atëherë mbyllet. Ajo faktikisht duket, që është rrugë, edhe që ka qenë rrugë, por në hartë nuk është e pasqyruar, që ta kesh të qartë.