Evropa, një çelës për çlirimin nga autoritarizmi
Gazeta katolike e Francës, LA CROIX, trajton çështjen e demokracisë në Evropë dhe kundërshtimin e popullit ndaj liderëve me prirje autoritare, si Viktor Orbán në Hungari, Aleksandar Vučić në Serbi dhe Edi Rama në Shqipëri. Ato theksojnë se pakënaqësia ndaj këtyre liderëve lidhet me prerimin e pushtetit, dobësimin e institucioneve demokratike dhe përhapjen e korrupsionit.

Rënia e Orbánit dhe Vučićit, si dhe protestat kundër Ramës, tregojnë se qytetarët kërkojnë më shumë transparencë, drejtësi dhe institucione të pavarura. Lëvizjet opozitare, veçanërisht ato studentore në Serbi, synojnë të luftojnë korrupsionin dhe të çlirojnë mediat nga kontrolli politik. Në Hungari, rikthimi te standardet demokratike u lidh edhe me zhbllokimin e fondeve evropiane.
Megjithatë, sfida kryesore është çmontimi i sistemeve autoritare pa shkelur vete parimet demokratike. Përdorimi i masave të nxituara ose i metodave të ngjashme me ato të qeverive të mëparshme mund të demtojë shtetin e së drejtës dhe të japë mundësi ish-liderëve autoritarë të rikthehen në pushtet, siç ndodhi në Poloni.
Ndryshimi i qeverive nuk mjafton për të garantuar demokracinë, por nevojiten reforma të qëndrueshme, institucione të pavarura dhe respektimi i ligjit, në mënyrë që të shmanget përsëritja e njëjtit model autoritar.