Pentagoni i kërkon Evropës të ulë retorikën ndaj Rusisë
Zyrtarët e Pentagonit kanë kërkuar disa vendeve anëtare të NATO-s të ulin retorikën e tyre ndaj Rusisë, duke argumentuar se disa deklarata të udhëheqësve evropianë kanë dëmtuar sigurinë e Evropës.

Zyrtarët e Pentagonit kanë kërkuar disa vendeve anëtare të NATO-s të ulin retorikën e tyre ndaj Rusisë, duke argumentuar se disa deklarata të udhëheqësve evropianë kanë dëmtuar sigurinë e Evropës. Këto kërkesa janë bërë në një kohë kur administrata Trump ka rifilluar përpjekjet për të nxitur një përfundim të negociuar të luftës në shkallë të plotë në Ukrainë.

Një nga zyrtarët evropianë tha se këshilla e Pentagonit, ndonëse ishte përcjellë në mënyrë miqësore, ishte e çuditshme, duke pasur parasysh se shërbimet e inteligjencës në shtetet baltike kanë minimizuar vazhdimisht, gjatë muajve të fundit, mundësinë që Rusia të testojë dispozitat e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.
Në një takim tjetër të zhvilluar së fundmi, Pentagoni i kërkoi një delegacioni estonez të ishte “i matur” në komunikimet e tij, sipas një personi të informuar për takimin. Megjithatë, ky person nuk tha se zyrtarët e Pentagonit kishin kundërshtuar ndonjë deklaratë konkrete.
Ministritë e Mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, ndërsa NATO refuzoi të komentojë.
Moska ka intensifikuar kohët e fundit fushatën e sulmeve të fshehta, të cilat mund t’i mohojë, ndaj vendeve anëtare të NATO-s, thanë zyrtarët e inteligjencës perëndimore.
Të mërkurën, prokurorët gjermanë njoftuan se dy shtetas bjellorusë ishin arrestuar, nën dyshimin se po planifikonin t’i vinë flakën një ndërtese ose një objekti të infrastrukturës kritike në zonën e Nurembergut. Në shtator, qeveria gjermane fajësoi Rusinë për një përpjekje për sulm me dronë në aeroportin e Leipzig/Halle, akuza të cilat Moska i ka mohuar.