Rama mbledh kupolën e PS, prezanton paketën e re të taksave për shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim me ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste për të diskutuar paketën e re të taksave për shqiptarët.

Një ditë me zhvillime të renditshme politike pritet të jetë kjo e sotmja. Kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim me ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste për të diskutuar paketën e re të taksave për shqiptarët. Mbledhja do të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të dhunshme të zhvilluara pak ditë më parë në Tiranë.
Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Punësimin dhe Financat do të nisë prezantimin e projektligjit për Buxhetin e vitit 2027, së bashku me ndryshimet e propozuara në legjislacionin fiskal. Paketa përfshin ndërrimet në ligjin për akcizat, tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), taksat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat dhe procedurat tatimore.
Konkretisht, në komision do të prezantohen projektligjet për ndryshimet në ligjin për Akcizat në Republikën e Shqipërisë, ndryshimet në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndryshimet në ligjin për Taksat Kombëtare, ndryshimet në ligjin për Tatimin mbi të ardhurat dhe ndryshimet në ligjin për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Axhenda politike nis më herët në Presidencë. Në orën 09:00, përfaqësues të Partisë Socialiste do të zhvillojnë një takim me Presidentin Bajram Begaj, ku në fokus do të jetë caktimi i dites së zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm. Për të njëjtin çështje, me kreun e shtetit do të takohen edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi. Takimi i tyre është parashikuar në orën 11:00.