Aksident në Fier: Përplasen dy makina, një person plagoset
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Dy automjete, një "Audi" dhe një "Benz", kanë përplasur njëri-tjetrin, duke plagosur një person.

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Dy automjete, një "Audi" dhe një "Benz", kanë përplasur njëri-tjetrin, duke plagosur një person. Sipas informacioneve, i plagosuri është një pasagjer i automjetit "Audi", i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.