Aksident në Fier, një pasagjer plagoset në përplasjen e dy makinave
Një aksident rrugor është regjistruar në Fier, ku dy makinat "Benz" dhe "Audi" kanë përplasur njëra-tjetrën. Një pasagjer i makinës "Audi" është plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Një aksident rrugor është regjistruar në Fier, pranë Spitalit Memorial. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, ku dy makinat "Benz" dhe "Audi" kanë përplasur njëra-tjetrën. Automjeti "Audi" drejtohej nga shtetasi Gabriel Çuni, ndërsa mjeti "Benz" nga Alfred Sinani.
Si pasojë e përplasjes, një pasagjer i makinës "Audi" është plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhurarrethanasat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.