VIDEO/ Rama vendos tavolinën e gurit para Kryeministrisë, kërkon sërish dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vendosur tavolinën e gurit para godinës së Kryeministrisë për të shprehur gatishmërinë për të uleshë në bisedime me studentët, por deri më tani kjo thirrje është refuzuar prej tyre.

Kryeministri Edi Rama vazhdon përpjekjet për të dialoguar me protestuesit, pas protestave të dhunshme të mbajtura në vend. Tavolina e gurit është vendosur sërish këtë të premte përpara godinës së Kryeministrisë, si simbol i gatishmërisë së tij për të uleshë në bisedime me të rinjtë, por deri më tani kjo thirrje është refuzuar prej tyre. Studentët kanë refuzuar dialogun me kreun e qeverisë, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit.