Aksident i rëndë në bypassin e Fierit, dy të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit të fshatit Baltëz, duke rezultuar në plagosjen e dy persona.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit të fshatit Baltëz. Një automjet tip “Audi” për shkaqe që ende nuk dihen, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, duke përfunduar më pas i përmbysur në autostradë.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet më e rënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe një mjet zjarrfikës.