Aktualitet
Veliaj emëron nënkryetare besniken e tij
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të emërtojë nënkryetarë besnikë të tij, duke shkarkuar sot në detyrë Etleva Bishën.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të emërtojë nënkryetarë besnikë të tij. Pas shkarkimit të Vasilikës Vjeros dhe Ilir Mëngres, Veliaj ka emëruar Etlevën Bishën në detyrë. Bisha është një besnike e Veliajit që nga viti 2013 dhe ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror në atë kohë. Ajo është gjithashtu një nga themelueset e FRESH-it dhe anëtare e Partisë Socialiste.