Kosovë & Rajon
Big Brother VIP Kosova nisi një ditë më herët se sa ishte paralajmëruar
Big Brother VIP Kosova nisi mbrëmjen e 29 tetorit, një ditë më herët se sa ishte paralajmëruar, duke surprizuar fansat.

Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se Big Brother VIP Kosova do të niste më 30 tetor, spektakli ka nisur mbrëmjen e 29 tetorit, duke surprizuar fansat. Gjatë natës së parë, dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë u hapën për tre banorët e parë, të cilët nisën zyrtarisht aventurën e tyre në këtë edicion. Nisja një ditë më herët ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa tashmë kurioziteti është i madh për banorët e tjerë dhe zhvillimet që do të sjellë ky edicion.