Avionët ushtarakë amerikanë mbërrinë në Izrael, nën tensionet me Iranin
Avionët ushtarakë amerikanë mbërritën në Izrael, në bazat ajrore të Forcave Ajrore Izraelite, duke transportuar pajisje ushtarake. Kjo ndodh në një kohë kur SHBA-të po zhvendosin një sistem shtesë Patriot në rajon, në pritje të një përshkallëzimi të mundshëm me Iranin.

Dhjetë avionë transporti të Forcave Ajrore Amerikane mbërritën në Izrael, në bazat ajrore të Forcave Ajrore Izraelite, të cilët transportonin pajisje ushtarake. Avionët amerikanë, të cilët u ulën në Izraelin jugor, janë pjesë e një formacioni më të gjerë ajror në Lindjen e Mesme, sipas rrjetit ushtarak izraelit. Avioni, i cili u ngrit nga baza Fort Bliss në Teksas, ka të ngjarë të ketë qenë i ngarkuar me sisteme mbrojtëse ajrore të destinuara për të mbrojtur infrastrukturën në rajon. Fort Bliss është shtëpia e një prej rezervave më të mëdha të sistemeve të mbrojtjes ajrore të ushtrisë amerikane. Avionë të tjerë nga konvoji ajror zbarkuan në Jordani, Katar dhe Arabinë Saudite. Një burim izraelit tha se e SHBA-të dhe Izraeli janë në koordinim të ngushtë në lidhje me Iranin, ndërsa ka raportime se një transportues shtesë aeroplanësh amerikan është gati të përforcojë forcat amerikane në rajon, së bashku me një njësi shtesë detare.