Takimi i Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese në Tiranë: Hetues dhe Prokurorë nga 28 Vende për të Luftuar Korrupsionin
Rreth 70 përfaqësues të organeve ligjzbatuese nga 28 vende u mblodhën në Tiranë për të diskutuar sfidat e hetimit të korrupsionit dhe luftës kundër pasurive me origjinë kriminale.

Takimi i 16-të i Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN) u zhvillua në Tiranë në datat 27-29 tetor. Pjesëmarrësit e takimit ishin përfaqësues të organeve ligjzbatuese nga 28 vende, të cilët u mblodhën për të diskutuar sfidat e hetimit të korrupsionit dhe luftës kundër pasurive me origjinë kriminale.
Gjatë takimit, hetuesit dhe prokurorët ndanë përvojat e tyre mbi metodat që përdoren për të zbuluar veprimtarinë korruptive, dokumentuar burimin e paligjshëm të pasurive dhe ndërtuar prova të qëndrueshme për procedimet penale. Një vëmendje e veçante u kushtua edhe roli i provave elektronike, të cilat janë kthyer në një element i rëndësishëm në hetimin e veprave penale komplekse.
Një çështje e rëndësishme e agjendës së takimit ishte bashkëpunimi ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese, veçanërisht në hetimet ku personat nën hetim, informacionet me interes për çështjen apo pasuritë e dyshuara ndodhen në juridiksione të ndryshme. Në raste të tillë, identifikimi i aseteve, gjurmimi i transaksioneve financiare dhe sigurimi i provave kërkojnë koordinim të ngushtë mes institucioneve të vendeve përkatëse, në mënyrë që hetimet të mos pengohen nga kufijtë shtetërorë dhe dallimet mes sistemeve ligjore.
Aktiviteti mori pjesë edhe përfaqësues të tri organizatave ndërkombëtare, duke i dhënë takimit një dimension më të gjerë bashkëpunimi dhe shkëmbimi institucional në fushën e luftës kundër korrupsionit. Ky ishte takimi i 16-të i Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), një mekanizëm bashkëpunimi që funksionon në kuadër të Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Aktiviteti u bashkorganizua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe OECD, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Përmes këtij takimi, përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese patën mundësinë të shkëmbenin përvojë dhe të diskutonin mbi sfidat e përbashkëta në hetimin e korrupsionit, gjurmimin e pasurive të paligjshme dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.